GOSS-BIZ 31 Korrik 2022, 15:49

"Habibi" i Capital T, Anxhela Peristerit dhe Mandit thyen rekord, 2.5 milionë klikime për një ditë

"Habibi" i Capital T, Anxhela Peristerit dhe Mandit thyen rekord, 2.5

Bashkëpunimi i shumë përfolur mes Capital T, Anxhela Peristerit dhe Mandit të Nishtullës u publika ditën e djeshme, sigurisht duke tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut.

Kënga, e cilësuar si surpriza e verës, duke qenë se ka bashkuar 3 artistë që nuk e kishim menduar ndonjëherë se do të bëheshin bashkë, duket se është pëlqyer aq shumë nga fansat, sa ka thyer edhe një rekord. 

Kështu, projekti ka marrë 2,494,223 klikime ne Youtube për më pak se 24 orë, që do të thotë se shifra prej 2 milionë e gjysëm me siguri do të kalohet në orët e ardhshme, madje me këto ritme edhe do të kalohet. 


Habibi ka marrë pëlqimin e publikut jo vetëm për muzikën ritmike, për të cilën është përkujdesur Irkenc Hyka apo për tekstin, të shkruar nga vetë Capital T dhe Anxhela, por edhe për mënyrën si është prezantuar fillimisht tek fansat e artistëve. 

/News31