GOSS-BIZ 1 Gusht 2022, 15:05

Mjaftoi kjo veshje që ndjekësit t'i çonin Greta Koçit kaq shumë mesazhe

Mjaftoi kjo veshje që ndjekësit t'i çonin Greta

Prej disa kohësh Greta Koçi ka "braktisur" Tiranën për Vjenën, qytetin ku po shijon jetën tanimë si grua e martuar. Por, pavarësisht ndryshimit të statusit, ajo vijon të mbetet aktive në muzikë dhe të marrë pjesë në koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa mesazhe në Instastory, ku fansat e kanë komplimentuar që ka dalë në skenë me xhinse e bluze ndërsa këngëtaret e tjera dalin të zhveshura.

Mjaftoi kjo veshje që ndjekësit t'i çonin Greta

"Veshja shumë mirë se kohët e fundit s’po dihet a shkojnë të dëgjojnë muzikë të mirë apo të shohin këngëtare të zhveshura deri në maksimum duke bërë twerk", i shkruan një ndjekëse Gretës kurse këngëtarja e falenderon.

Mjaftoi kjo veshje që ndjekësit t'i çonin Greta

“Wow, sa më pëlqeu paraqitja jote në këtë koncert. Akoma s’kam parë një këngëtare që shkon kaq e thjeshtë në koncertin e saj,  po e lyer e stërlyer dhe pothuajse gati lakuriq. Shumë respekte, më habite shumë. Gjithë të mira, shumë shëndet dhe shumë suksese në punë.", i shkruan një tjetër Gretës.