GOSS-BIZ 20 Nëntor 2022, 13:00

Gjiko zbulon për herë të parë dëshirën e tij më të madhe!

Gjiko zbulon për herë të parë dëshirën e tij

Pas një mungese në daljet publike dhe intervista, Gjiko u rikthye këtë të dielë në programin “N’majë t’gjuhës”. Përballë Xheraldina Vulës, reperi foli për karrierën, jetën personale si dhe dëshirat e tij.

Ndalur te kjo e fundit, Gjiko zbuloi për herë të parë një ndër dëshirat më të mëdha në jetën e tij, të cilën nuk ja ka thënë askujt më parë. Artisti dëshiron të shikojë gjithë botën duke lundruar.

“Kam qef me lundru krejt botën. Mendoj që diku pas moshës 45-50 vjeçare me lundru gjithë botën për rreth 1 vit. Mendoj që është një sfidë.”

I pyetur nga Xheri se përse këtë dëshirë kaq të bukur nuk ja ka thënë as Elitës, as prindërve e as miqve, Gjiko ka një arsye edhe për këtë.

“Dëshirat nuk duhet me i shpreh shumë sepse pastaj është e mundur që të ngopesh veç me euforinë që e the atë dëshirë. Kështu që duhet me u fokusu brenda vetes dhe kur të vijë koha ta realizosh”

Pasi Gjiko e shprehu këtë dëshirë, të cilën duket se do e realizojë patjetër, jemi kuriozë të dime se cili ose cilët do të jenë personat që do ta shoqërojnë reperin në këtë aventurë kaq të veçantë të jetës së tij.

Gjiko zbulon për herë të parë dëshirën e tij