GOSS-BIZ 13 Maj 2022, 13:54

Gjiko dhe Majk ironizojnë këngëtarët e tjerë në blerjen e ndjekësve dhe klikimeve

Gjiko dhe Majk ironizojnë këngëtarët e tjerë në

Gjiko së shpejti do të nxjerrë këngën e tij më të re në bashkëpunim me artistin po ashtu shumë të suksesshëm Majk.


Përpara publikimit të këngës ata kanë shpërndarë një video në profilin e tyre të instagramit duke ironizuar të gjithë këngëtarët të cilët i blenë klikimet dhe ndjekësit.

Të dy këngëtarët janë duke improvizuar sikur ndodhen në një treg ku shiten klikime dhe ndjekës nga vende të ndryshme të botës.

Majk është ai i cili shkon për të blerë në vendin ku Gjiko supozohet që “shet” duke i kërkuar të ulë zërin që askush mos ta marrë vesh që është ai, Gjiko i tregon se shumë kolegëve të tij i ka shitur ndjekës dhe klikime.

Në fund dëgjohet kënga e tyre teksa, Gjiko i sugjeron Mjakut që të mos blerë asgjë nga kto që ai “shet” pasi kënga do të jetë një hit.

 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy)