GOSS-BIZ 30 Shtator 2024, 12:40

Gjendja e tij mendore ngriti shqetësime se mund të bënte vetëvrasje! Flet avokati i Diddy Combs: Është mirë, po përgatitet për gjyqin

Gjendja e tij mendore ngriti shqetësime se mund të bënte

Avokati i Diddy, është shprehur së fundmi se reperi nuk është më nën vëzhgim pasi e ka mbledhur veten dhe është në pritje të vendimit të gjykatës.

Gjatë ditëve të para të burgut, për reperin u tregua një kujdes i madh pasi gjendja e tij mendore ngriti shqetësime se ai mund të bënte vetëvrasje.

Avokati i tij foli për “People” dhe deklaroi se Diddy nuk është më nën mbikëqyrje, ndërsa theksoi se është shumë i fortë dhe në pritje të gjykimit të tij.

“Ai është mirë dhe shumë i fortë. Po fokusohet në mbrojtjen e tij dhe po përgatitet për gjyqin”, tha ai.

Reperi thuhet se po vëzhgohej pasi iu mohua lirimi me kusht pas arrestimit për trafikim njerëzor, më 16 shtator.

Burimet i thanë People se vendimi është marrë “si një masë paraprake, pasi Combs është në gjendje shoku dhe gjendja e tij mendore është e paqartë”.

Monitorimi i afërt për të parandaluar vetëvrasjen përkufizohet si “masa mbikëqyrëse të marra për të burgosurit me prirje vetëvrasëse që kërkojnë monitorim të shpeshtë”, sipas Institutit Kombëtar të Korrigjimeve të Departamentit të Drejtësisë të SHBA.