GOSS-BIZ 15 Shtator 2023, 12:11

Getinjo përfundon nën pranga?

Getinjo përfundon nën pranga?

Një postim i Mozzik ka ngritur dyshimet se vëllai i tij, reperi Getinjo, është arrestuar.

Ai ka ndarë në Instagram një foto të Getinjos duke shkruar:

“Liri për Getin. Shihemi së shpejti vëllai im, dashtë Zoti”.

Getinjo nuk gjendet në asnjë nga rrjete sociale dhe llogaria e tij në Instagram është mbyllur.

Kujtojmë që pak ditë më parë, nga xhirimet e videoklipit në Zvicër, Getinjo u shfaq me një shumë të madhe parash dhe qese CBD nën mbishkrimin:

“Stop drogës. Kjo është CBD”.

Gjithashtu, pas kësaj, reperi lajmëroi se do të shkëputet nga rrjetet sociale dhe që prej asaj dite ai nuk ka qenë aktiv.