GOSS-BIZ 11 Janar 2022, 20:01

“Gafa” e Borës i kujton Ledjanën, përlotet Mevlani në “Për’puthen”

“Gafa” e Borës i kujton Ledjanën, përlotet Mevlani

Rrushja ka zgjedhur Mevlanin për këtë javë në “Për’puthen”. Takimi i tyre nisi në mënyrë të pazakontë, me një shaka të pazakontë, e po ashtu u mbyll.

Para se të niste takimi, Mevlani i kishte bërë një rreng konkurrentes. Ai i tha se nuk mund të shkonte, ndërsa Rrushja u revoltua shumë keq dhe i kërkonte produksionit që të mos transmetonte asgjë, pasi Mevlani nuk u shfaq në takim.

Megjithatë, pas rrengut, ndonëse pati debate në studio, u duk se takimi shkoi mirë e mes tyre pati biseda interesante.

Megjithatë, në fund Rrushja e pyeti nëse Mevlani mund t’i bënte edhe asaj një këngë, ashtu si Ledjanës vitin e kaluar, që shkaktoi shumë reagime.

Teksa komentohej në studio, në vend të emrit të Rrushes, moderatorja Bora Zemani u ngatërrua, duke thënë emrin e Ledjanës. Ajo kërkoi falje, por momenti u kalua me shumë të qeshura.

Megjithatë, reagimi i Mevlanit i çuditi të gjithë. Ishte Ana Lleshi ajo që vuri re se ai u prek, madje dhe u përlot.

“Mos na hapni plagë të vjetra”, tha ai, ndonëse nuk i diskutua për shumë gjatë, pasi ishte fundi i puntatës.

/News31