GOSS-BIZ 1 Gusht 2022, 19:40

"Fyese dhe ofenduese”, Beyonce detyrohet të ndryshojë tekstin e njërës prej këngëve në albumin e ri

"Fyese dhe ofenduese”, Beyonce detyrohet të ndryshojë

Ylli i muzikës Beyonce ka konfirmuar se do të ndryshjë një pjesë të tekstit nga një këngë e albumit të ri “Renaissance”, pasi u cilësua ofenduese dhe fyese nga aktivistët dhe organiztat e njerëzve me aftësi të kufizuara.

Ata kanë kritikuar përdorimin e fjalës “spaz” në këngën “Heated”, që përdoret shpesh si një ofendim apo ulje kundër njerëzve me aftësi të kufizuara, sidomos atyre që vuajnë nga paralizat cerebrale. Në fjalorin afro-amerikan “Vernacula English”, një dialekt i anglishtes i krijuar dhe i përdorur nga komunitet me ngjyrë, fjala do të thotë të “çmëndesh” ose të “luftosh”, gjë që nuk ka përdorimin negativ për të cilin akuzohet Beyonce.

Megjithatë, në një konfirmim për “Insider”, një pjesëtar i ekipit të artistes tha se pjesa e tekstit do të ndryshohet: “Fjala, jo e përdorur me qëllim në një mënyrë ofensive, do të ndryshohet”.

Ne qershor ishte Lizzo që kërkoi falje për përdorimin e pikërisht kësaj fjale në këngën “Grrrls”, projekt të cilin u detyrua ta ripublikonte pas korrigjmit që ju bë. Nisur nga kjo, shumë fansa të Beyonce-s, kanë pyetur veten se si vetë këngëtarja ose stafi i saj nuk e kanë parë situatën që ndodhi me Lizzo-n dy muaj më parë dhe e kanë lejuar diçka të tillë të ndodhë.

Shumë aktivistë dhe persona që merren me personat me aftësi të kufizuar, janë shprehur të habitur se si një nga yjet më të mëdhenj të botës në muzikë e ka bërë diçka të tillë, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë disa të tjerë nuk mjaftohen vetëm me ndryshimin e tekstit, por duan ndryshimin e të gjithë këngës ose thjesht fshirjen e saj dhe mospërfshirjen në album.

/News31