SPORT 29 Qershor 2022, 22:30

Futbollisti i kombëtares shqiptare bëhet zyrtarisht pjesë e Inter-it

Futbollisti i kombëtares shqiptare bëhet zyrtarisht pjesë e

Vetëm 20 vjeç dhe Kristjan Asllani është tanimë pjesë e ekipit të Inter.

Mesfushori i Kombëtares, ka kompletuar ditën e sotme vizitat mjekësore me ekipin italian dhe është drejtuar për në zyrat qendrore të zikaltërve për firmën në kontratë.

Të shumtë qenë tifozët zikaltër që e pritën mesfushorin kuqezi në dalje të qendrës mjekësore “CONI”, duke e shoqëruar me ovacione. Asllani nga ana tjetër i ka përshëndetur me një buzëqeshje dhe me disa fjalë që dëshmojë emocionet e tij për këtë aventurë të radhës

Kujtojmë që Asllani është i pari lojëtar shqiptar që arrin të bëhet pjesë e Inter.

Xherdan Shaqiri që luan për kombëtaren e Zvicrës ka luajtur për zikaltërit por theksojmë që ai mban nënshtetësinë zvicerane.

Pas tij edhe Rey Manaj e tentoi diçka të tillë, u trajnua dhe doli nga akademia e Inter por për fat të keq asnjëherë nuk arriti të luane në ekipin e parë.

Ne i urojmë shumë suksese Kristijanit!