GOSS-BIZ 14 Shtator 2023, 17:30

Futbollisti amerikan i dashuri i ri i Taylor Swift? Kjo është e vërteta!

Futbollisti amerikan i dashuri i ri i Taylor Swift? Kjo është e

Në mediat rozë së fundmi flitet për një romancë të mundshme mes Taylor Swift, e cila mesa duket ka gjetur pak kohë për cështjet e zemrës, pavarësisht turneut rekord thyes që e mban shumë të zënë, dhe futbollisti të njohur amerikan, Travis Kelce. Po flasim për futbollin amerikan dhe jo futbollin që duam dhe shohim të gjithë....

Gjithsesi, aludimet pretendojnë se Travis në verën e këtij viti, më saktë në korrik, u përpoq të merrte numrin këngëtares gjatë njërit prej koncerteve në "Eras", por nuk ja doli dot. Këtë e ka konfirmuar vetë ai në podcast-inNew Heights", duke thënë se shkroi numrin e tij në një bylyzyk të "Eras" dhe u përpoq ta conte deri tek artistja, duke pritur që ajo të shkruante të vetin, megjithatë nuk arriti dot ta realizonte këtë plan. 

“Isha i zhgënjyer që ajo s’më foli para ose pas shfaqjeve të saj, sepse duhet të ruante zërin për 44 këngët që do të këndonte. Isha paksa i lënduar që s’ia dorëzova byzylykun që bëra për të. Gjithsesi ajo s’takoi askënd, ose të paktën s’donte të më takonte mua, ndaj e mora personale, por ishte një shfaqje fantastike”- tha Kelce, megjithatë këmbëngulja e tij korri sukses, duke qenë se deri më tani ata kanë dalë bashkë disa herë. 

Futbollisti amerikan i dashuri i ri i Taylor Swift? Kjo është e

Por mos u emociononi, nuk janë në një lidhje! Sipas "ET", në fakt tentativa "e lezetshme" e futbollistit për t'i marrë numrin Taylor, mbërriti në veshin e artistes, e cila i dha një mundësi dhe po kalojnë kohë bashkë, por nuk kanë nisur asgjë serioze. 

Nëse në të ardhmen do të ketë dicka mes tyre, kjo është e paqartë, duket se dyshja e ka marrë ngadalë dhe duke gjykuar nga "performanca" e Tay në "VMA"-s së fundmi, teksa u shfaq shumë e qetë, e lirshme dhe duke bërë shumë qejf, epo le të themi që dukej shumë single. 

/News31