GOSS-BIZ 6 Nëntor 2022, 16:36
(Foto) Zbulohet i dashuri i Beniadës, ish futbollisti, vëllai i Arbër Hajdarit
NEWS-31
Pas famës dhe suksesit që fitoi në “Big Brother”, Beniada Nishani ka gjetur edhe dashurinë. Vetë modelja bukuroshe ka pranuar se është në një lidhje dashurie. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në “Wake Up”, ku u pyet në lidhje me jetën e saj personale.
“Ai që kam në krah më pëlqen më shumë. Është një miks, shumë ‘cute’”, u shpreh Beniada.
Mesa duket partneri i saj është Blerti Hajdari, vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”. Megjithatë, Arbri nuk ka qenë ‘shkes’ i çiftit, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti është ftuar vazhdimisht si një ish-futbollist i mirënjohur.
Në premierën e filmit “Sofia” të Eduart Grishaj ata kanë qene të dy dhe fotot nga “Panorama Plus” e konfirmojnë këtë