
Produkti

Fotinia thyen një prej rregullave të "BBVIP", jep informacione nga jashtë!

Nëse është dikush që i di mirë rregullat e "Big Brother" mes banorëve të shtëpisë, ose më mirë një prej atyre që mendohet se duhet t'i dijë mirë këto rregulla, është padyshim Fotonia, si ish-fituese e reality show-t dhe një prej konkurenteve të konsideruara si "të forta".
Megjithatë së fundmi duket se ajo ka thyer një prej rregullave kryesore të formatit, i cili është "dhënia e informacioneve nga jashtë" dhe këtë e ka bërë me qëllim, duke marrë parasysh edhe rrezikun që vjen me të. Kështu, gjatë një diskutimi me Oltën ajo i është drejtuar aktores edhe me fjalët: "një dy gjëra që t’i kam thënë, kanë qenë prej motrës tënde”, duke i lënë të kuptohet që janë "këshiila" që vijnë nga ajo.
Biseda e plotë mes tyre:
"Fotini: Unë kam një vlerësim tepër të madh për motrën tënde e nëse ti kam thënë dje nja dy gjëra janë vetëm prej motrës tënde.
Fotini: Ska gjë nuk ka problem. unë zgjedh ti them asaj pse i kam dhënë nja dy këshilla.
Luizi: Po do të vijë në nominim me ne ajo.
Qetsori: Po lëre të bëjë ca të dojë Foti.
Luizi: O Fot do vish në nomimin me ne? Po jo moj se është gjynah."
Nuk e dimë se cfarë masash do marrë produkisoni kundër saj, ose nëse do marrë masa, por na mbetet të presim e të shohim.
View this post on Instagram