Fjodora Fjora prezanton për herë të parë partnerin!
Fjodora Fjora është një prej gazetareve e moderatoreve më të njohura në vendin tonë, teksa prej disa kohësh drejton "Ditë pas Dite" në RTSH dhe po ashtu vazhdon suksesshëm të drejtojë edhe biznesin e saj. Megjithatë ajo ka qenë gjithnjë diskrete për jetën e saj personale, duke mos e shfaqur as në ekran, por as në rrjetet sociale, ku më së shumti poston foto nga përditshmëria e projektet e saj dhe ndonjëherë foto me të birin.
Ndërkohë së fundmi, pikërisht nëpërmjet disa postimeve në Instagram Fjodora jo vetëm që ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie, por edhe na ka prezantuar partnerin e saj. Ose më mirë të themi një pjesë të tij.
Kështu, ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto në InstaStory ku shfaqet dorë për dore me partnerin, dhe nga ai shohim vetëm dorën sigurisht. Po ashtu disa ditë më parë ajo ka postuar edhe një video nga pushimet e saj, ku shfaqet në të njejtën mënyrë me të, teksa atij tashmë i njohim dorën, orën dhe që është fotograf zyrtar i disa prej pozave më të bukura të moderatores.
View this post on Instagram
Përtej shakave, shumë urime për Fjodorën dhe presim ta shohim të plotë cifitin simpatik!