GOSS-BIZ 12 Janar 2022, 15:24

Fifi ka një mesazh për Beatrix pas problemeve me Donaldin

Fifi ka një mesazh për Beatrix pas problemeve me Donaldin

Beatrix dhe Donald po kalojnë një moment të vështirë. Pas spektaklit të djeshëm, ata kanë diskutuar së bashku dhe mes të tjerash Donaldi i ka thënë këngëtares se ndoshta është më mirë që të ndahen dhe ta shohin raportin e tyre kur të dalin nga shtëpia e "Big Brother".

Si një natyrë emocionale, Beatrix nuk po e përjeton mirë këtë moment. Reagime të ndryshme ka patur mbrëm dhe sot në rrjet, e një prej personave që ka reaguar është edbe Fifi.

Përmes një postimi në Instastory së fundmi ajo ka treguar gjithë mbështetjen ndaj Trixës. “Bebi jem, jam këtu” – shkruan Fifi krah një videoje me momentet më të mira brenda shtëpisë të saj dhe Beatrix.

Fifi ka një mesazh për Beatrix pas problemeve me Donaldin

Mbetet për tu parë se si do vijojnë gjërat mes Donaldit dhe Beatrix.

/News31