GOSS-BIZ 8 Gusht 2022, 23:59

E do shumë, por Fifi s'do e bënte kurrë këtë gjë pa ia propozuar Adisi

E do shumë, por Fifi s'do e bënte kurrë këtë

Ndryshe ç'ndodh zakonisht me personazhet e njohura të showbiz-it, Fifi nuk ka hezituar kurrë së foluri për lidhjen e saj me Adis Patushin. Për këngëtaren e njohur kjo është pa diskutim dashuria e jetës ndaj ka zgjedhur ta ndajë me të gjithë lumturinë e saj. 

Së fundmi, ajo shte e ftuar në “Prive Reality”, ku sigurisht u fol gjerë e gjatë për lidhjen me Adisin, por në një moment u cek edhe tema e fëmijëve. Fifi u shpreh se “po pret” që partneri i saj si fillim t’i propozojë dhe se në këtë aspekt nuk do dëshironte kurrë ta merrte hapin e parë ajo.

“Është një problem, unë s’i propozoj atij. Rasti i vetëm ku unë jam një femër se gjithnjë kam qenë burri,”-tregoi ajo.

Ndërkohë që në fund Fifi dha një kshillë shumë të mirë mbi zhgënjimet në jetë. Këngëtarja u shpreh nga përvoja personale se ato nuk janë asgjë veçse një mësim.

“Jam falënderuese për zhgënjimet dhe gabimet në jetë. Ato të bëjnë më të fortë, ose të shtojnë nivelin e njërzillëkut. Mua më kanë bërë të piqem shumë dhe të kuptoj shumë gjëra ndryshe dhe të reflektoj në shumë situata. Unë ndonjëherë vuaj shumë dhe them pse nuk jam njeri normal, të punoj një punë normale, ndalem dhe mendoj “pse”. Pastaj thua më mirë kështu,”-