GOSS-BIZ 25 Maj 2023, 12:21

Çfarë po ndodh mes Jorit dhe Kristit?

Çfarë po ndodh mes Jorit dhe Kristit?

Pas përfundimit të Big Brother Vip Albania, Jori Delli dhe Krist Aliaj janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Edhe brenda shtëpisë së BBV u duk se pati një kimi mes tyre edhe për shkak të ngacmimeve që i bënin herë pas herë njëri-tjetrit.

E me të drejtë, publiku ka filluar të aludojë se mes dyshes, ekziston dicka më tepër së thjesht shoqëri. Por a është vërtetë kështu?

Jori ka psostuar në Instagramin e saj një mesazh nga një ndjekës i cili, në lidhje me Kristin, i ka thënë se duken si “shokë me përfitime”. Modelja e ka mohuar dicka të tillë, duke thënë se janë vetëm shokë.

Çfarë po ndodh mes Jorit dhe Kristit?

Mesa duket, dyshja kanë ruajtur miqësi të mirë pas përfundimit të lojës.