Çfarë po ndodh me Ronela Hajatin? Këngëtarja ka vetëm një lutje!
Ronela Hajati së fundmi ka qenë mjaft aktive në muzikë, teksa ka publikuar projekte të reja dhe videoklipe që vetëm ajo di si t'i sjellë, teksa po ashtu para disa ditësh u vlerësua edhe më një cmim në "Netën e Klipit Shqiptar". E ndërsa cdo gjë duket se shkon mjaft mirë ne karrierën e saj, artistja është duke u përballur me ditë të vështira në jetën personale, vështirësi këto që ajo ka zgjedhur të mos i ndajë me publikun.
Kjo gjë kuptohet nga një prej postimeve të fundit të Ronelës në Instagram, e cila shkruan në një prej fotove të hedhura në InstaStory: “Zot të lutem ndalo me gjithë këto gjëra të këqija që po më ndodhin”
Artistja është mjaft me kaq, për të treguar se po përballet me momente të vështira, ndërsa kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Hajati gjendet në të tillë situatë. Më parë ajo ka rrëfyer se viti i shkuar ka qenë një nga më të vështirët të jetës së saj, me të gjithë vështirësitë që ka kaluar e që po ashtu në atë kohë zgjodhi tvë mos ndajë detaje.
Cfarëdo që të jetë duke kaluar, urojmë që mos të kenë të bëjnë me shëndetin e saj apo të njerëzve të afërt dhe sigurisht ka afër fansat e saj dhe mbështetësit, si në momentet e bukura dhe ato të vështira.
/News31