GOSS-BIZ 1 Qershor 2023, 17:35

Çfarë po ndodh? Dua Lipa njofton se nuk do të ketë "Sunny Hill Festival" këtë vit!

Çfarë po ndodh? Dua Lipa njofton se nuk do të ketë

"Sunny Hill Festival" ishte kthyer në një traditë të përvitshme, teksa eventi muzikor prej pak vitesh sjell disa prej artistëve më të njohur botërorë në Kosovë dhe së fundmi edhe në Shqipëri, megjithatë këtë vit duket se ata që mezi po e prisnin festivalin do të zhgënjehen pak, ose shumë! 

Dua Lipa, që së bashku me babain e saj dhe skuadrën e vet janë organizuesit e "Sunny Hill", përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se këtë vit, nuk do të ketë festival dhe se do të rikthehen sërish në vitin 2024. Artistja shqiptare njoftoi se ata janë duke kërkuar një hapësirë të re, ose më saktë një "shtëpi të re" për vestivalin dhe kanë vendosur që ta shtyjnë, për t’u dhuruar njerëzve vitin e ardhshëm një përvojë të papërsëritshme.
 
“Miq të dashur të “Sunny Hill Festival. Sunny Hill Festival u ka rrëmbyer zemrën dhe shpirtin shumë adhuruesve të muzikës të cepave të ndryshëm të botës, duke sjellë disa nga performancat më të mira, duke u shëndrruar një prej 5 festivaleve me më shumë pjesëmarrje në Europë. Ka ardhur momenti që të bëjmë një tjetër hap përpara. Këtë vit, po përgatisim shtëpinë tonë të re”- shkruan Dua ndër të tjera në postimin e saj, duke dhënë kështu arsyen se pse festivali nuk do të mbahet në 2023-shin.


 Çfarë po ndodh? Dua Lipa njofton se nuk do të ketë
Në fund, skuadra e “Sunny Hill Festival” falenderon pjesëmarrësit në edicionet e kaluara dhe ata që kishin prenotuar për këtë vit, teksa i premton se do të rikthehen për të krijuar kujtime të reja dhe të bukura, në fundjavën e parë të gushtit 2024. 

/News31