GOSS-BIZ 26 Mars 2023, 21:16

Çfarë ndodhi mes Keisit dhe Lorencit? “Do bëj valixhet gati e do dal”

Çfarë ndodhi mes Keisit dhe Lorencit? “Do bëj valixhet

Pas spektaklit të mbrëmshëm Keisi ka shpërthyer në lot dhe ka qenë Luizi ai që i ka qendruar pranë duke i thënë se e ka si motrën e tij e do ta mbrojë. Ai gjithashtu e ka pyetur pse nuk i ka treguar pasi mund ta ndihmonte e në këtë moment Keisi ka mohuar lidhjen me Lorencin.

Pas kësaj, ajo pati një sqarim dhe me Lorencin, i cili është shprehur tepër i penduar.

Pjesë nga biseda:

Lorenci: Për Zotin nuk kam ditur si ta them, nuk dua të justifikohem, por jam shprehur vetëm nga ajo pjesa e ngacmimeve që kemi patur. Nuk doja që të penalizoheshe ti apo unë, të thonin që po të jap informacione.

Keisi: Nuk ka patur asnjë lloj mesazhi. Po sa herë jam munduar të të them kujdes! Duke qenë se ne kemi konfidenca, njerëzit nuk e kuptojnë. Disa gjëra mendohen para se të fliten. Pse të kam kthyer përgjigje “po Lori po”, që të mos flasësh më pra, nuk ke pse.

Lorenci: Kam qenë gati të marr valixhet të dal jashtë, nuk po duroj dot më.

Keisi: Po çfarë zgjidhe po dole?

Lorenci: Nuk kam nevojë për atë vëmendje fare. Më mirë krijoj një lidhje nga fillimi, nuk kam pse luaj në këtë mënyrë. Ajo e ditëve të para, presioni, futesh në dhomë të rrëfimit, ti e di si është aty. Ma bë hallall, më fal, e di që s’mjafton vetëm të të them më fal.