Çfarë ndodh kur bëhen bashkë Olti Curri dhe Olta Gixhari?

Kemi një shprehje shumë të bukur ne shqiptarët, që tani që e mendojmë mund edhe të mos jetë fare shqiptare, e cila thotë "Miq të rinj bëj, por të vjetrit mos i harro" dhe personifikim i kësaj shprehje është edhe marrëdhënia mes Olti Curri dhe Olta Gixharit. Sic mund ta dini influenceri i njohur dhe aktorja janë miq prej vitesh dhe teksa të dy vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, me Oltin që vazhdon aktivitetin e përhershëm në rrjetet sociale e televizon dhe me Oltën pas eksperiencës shumë të përfolur në "Big Brother", ata nuk e kanë "harruar" njëri-tjetrin dhe për këtë është provë video-ja e fundit që dyshja ka postuar në rrjetet sociale.
Kështu, Olti ka hedhur një video, ku duket Olta që i ka ardhur për vizitë në shtëpi dhe Curri, ashtu sic na e do tradita të gjithë ne shqiptarëve, e ka "qërasur" me karamele. Ndërkohë aktorja e con edhe më tej traditën, duke i hedhur lekë "për qokë", madje jo 1 herë, por 2. E gjithë situata është e shoqëruar me të qeshura, cka tregon më shumë për miqësinë e tyre dhe atë që ndodh gjithmonë kur bëhen bashkë Olti dhe Olta.
View this post on Instagram
Me siguri këto lekët ka përdorur aktorja edhe për të "blerë" produksionin e "BBVIP" për sa kohë ishte pjesë e shtëpisë, ndërkohë që kujtojmë se Gixhari së fundmi është e zënë në projektin e filmit të ri me Luizin, një komedi që sapo ka nosur xhirimet dhe që pritet të jetë në kinema së shpejti.
E teksa presim filmin, presim edhe ftesën nga Olta dhe Olti për herën tjetër kur do të jenë bashkë, vetëm bëni gati lekët për qokën.
/News31