Çfarë kanë të përbashkët Elita Rudi dhe Sara Kolami?

Ndodh shumë shpesh që vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar të bëjnë "xing" me njëra-tjetrën sa i takon veshjeve apo mënyrën se si paraqiten dhe kjo është ajo që ka ndodhur mes moderatores së njohur Elita Rudi dhe influenceres Sara Kolami. Vajzat duket se kanë të përbashkët pikërisht "shijen" në të zgjedhurit veshjet, ose edhe idetë e të stiluarit, ose ndoshta edhe ata që i këshillojnë për mënyrën si duhet të paraqiten dhe kjo vihet re nga fakti që kanë zgjedhur të njejtin fustan në daljet e fundit në publik.
Kështu, duke parë profilet e dy bukurosheve në rrjete sociale, vihet re se Elita ka zgjedhur fustanin e mëposhtëm nga një event në Kroaci, me ndihmën e stilistit të njohur Valdrin Sahiti:
View this post on Instagram
Ndërkohë, edhe Sara, ka zgjedhur që në një event shumë special në Festivalin e Filmit në Kanë, të vijë me të njejtin fustan, ose të paktën të njejtin model, me ndryshime shumë të vogla në dizajn:
View this post on Instagram
Të dyja vajzat e ekranit, edhe pse kanë bërë "xing", shkëlqejnë me këto veshje, dhe me shumë gjasë do të shëbejnë si "frymëzim" edhe për ndjekëset për veshjen e radhës që do t'i duhet të zgjedhin për një event të radhës.
/News31