GOSS-BIZ 19 Mars 2023, 12:14

Çfarë e bëri Teuta Kurtin të shkëputej nga skena?

Çfarë e bëri Teuta Kurtin të shkëputej nga skena?

Këtë të dielë "N'majë t'gjuhës" riktheu në ekran një emër të dashur të muzikës në Shqipëri e Kosovë. Në një intervistë të ngrohtë përballë Xheraldina Vulës ishte artistja Teuta Kurti.

Edhe pse shumë e dashur për publikun dhe me një zë unik, Teuta prej vitesh është larguar nga muzika duke i munguar skenës. Por pse kjo zgjedhje?

Artistja tregoi se edhe pse dëshira ka qenë shumë e madhe, ajo vendosi që t'i dedikojë të gjithë kohën e vëmendjen familjes e veçanërisht fëmijëve të saj. Përkushtimi ndaj tyre e bëri këngëtaren t'i mungojë skenës.

Por më në fund do të kemi një rikthim!

Teuta zbuloi se do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSh këtë fundvit dhe ka nisur që tani përgatitjet. Gjithashtu krahas kësaj, Teuta do të sjellë edhe shumë këngë të reja për publikun të cilit i ka munguar prej kaq kohësh.

Çfarë e bëri Teuta Kurtin të shkëputej nga skena?