Çfarë do të ndodhte po të ishte opinioniste bashkë me Luizin? Përgjigjet Zhaklina Lekatari!

Sezoni i tretë i "Big Brother VIP", edhe pse nuk është shumë afër nisjes, sërish ka nxitur aludimet e para që tani, teksa me emrave të shumë personazheve që përfliten si pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, po ashtu qarkullojnë edhe emrat për opinionistët. Zhaklina Lekatari, e cila sezonin e kaluar ishte krah Arbër Hajdarit, duket se ka dëshirën që të rikthehet edhe këtë vit, të paktën kështu ka pranuar në disa intervista dhe në këtë të fundit për Top Albania Radio.
Në "Live From Tirana", ndër të tjera Zhaklina ka folur pikërisht për reality show-n dhe për faktin se në rrjet përflitet edhe emri i fituesit të vjetshëm, Luiz Ejlli për karrigen e opinionistit. Por si do të ishte dyshja Zhaklina-Luiz, që njihen për "rivalitetin" e tyre tashmë, në karriget e rëndësishme të programit?
“Mund të mos ndodhte asgjë. Ne biem dakord që nuk biem dakord. Unë dhe Arbri vjet ishte shumë e vështirë që të mos dakordoheshe, sepse situatat ishin aq parimore. Pastaj ka pasur raste që ne nuk e kemi menduar njësoj dhe secili ka shprehur mendimin e tij. Është mëse normale që ta mendojmë ndryshe. Me Luizin mund të ndodhte e njëjta gjë, varet se si do ta menaxhonte secili nga ne. Patjetër që nëse do të ishim të dy opinionistë, është e sigurtë që do të ketë rivalitet dhe antagonizëm, do kishte pole të kundërt. Ai përfaqëson një pjesë të shoqërisë, unë përfaqësoj një pjesë tjetër. Do të krijohej një “Big Brother” mes opionistëve, do të përplaseshim.”-tha Lekatari në lidhje me mundësinë e të qënit "cift" televiziv me këngëtarin.
Ndërkohë, pavarësisht se sa sfiduese ishte eksperienca në "BBVIP 2", me të gjitha ato që ndodhen në ekran dhe jashtë tij, Lekatari duket se është gati edhe për një tjetër:
“Mendoj se do ta përballoja, ashtu si çdo gjë që më sjellë jeta. Nuk dua të tregohem jo modeste, por mendoj se puna ime ka qenë mjaft e mirë. Ashtu si rrodhën ngajrjet, mendoj se ia dola mirë. Jam e lumtur për analizat që kam bërë. Unë arrita të krijoj show. Edhe pse kam pasur duartrokitje, ka pasur një pjesë që nuk kanë qenë të lumtur me mendimet e mia. Por mendoj se kam bërë një show, dhe këtë dihet të ma dinë. E kam një meritë dhe këtë nuk dua t’ja heq vetes sime.”
/News31