GOSS-BIZ 17 Mars 2023, 22:38

Çfarë do bëjë Kiara nëse Luizi largohet nga “BBV”?

Çfarë do bëjë Kiara nëse Luizi largohet nga

Luizi i ka premtuar disa herë Kiarës në "Big Brother VIP" se nëse ajo del nga shtëpia, edhe ai do ndërpresë aventurën në reality show dhe do dalë bashkë me të, por mesa duket moderatorja nuk r ka në plan të bëjë të njejtën gjë.

E pyetur sot nga Olta se nëse vjen dita që Luizi del përpara asaj nga shtëpia, si do veprojë ajo, Kiara tha se do vijojë rrugëtimin dhe nuk do e ndërpresë.
Moderatorja u shpreh se ka dëshirë të qëndrojë dhe të vazhdojë, ndërsa fakti që rri në qetësinë e saj ndonjëherë, nuk e bën atë lojtare të dobët.

Kiara përdori në arsyetimin e saj se edhe është "Bricjap" dhe shenja e saj nuk heq dorë aspak lehtë nga qëllimi.

/News31