Fansat shqetësohen për Jennifer Lopez pas veprimit të fundit!

Jennifer Lopez ka qenë gjithmonë e më shumë në qendër të vëmendjes së fundmi, jo për muzikën se sa pë martesën me Ben Affleck që mendohet se është në krizë (ende pa filluar mirë).
Artistja ka shqetësuar fansat me veprimin e fundit teksa ka vendosur që të bllokojë fotot e saj në “Instagram” dhe fotoja e saj e profilit është krejtësisht 'black’.
Shumë ndjekës të JLO mendojnë që ky veprim i saj ka të bëjë me krizën në marrëdhënien me Ben Affleck, megjithatë kjo nuk dihet dhe ndoshta është thjeshtë nje truk marketingu, eksperienca na ka treguar që mund të jetë.
Por përse çifti mund të jetë në krizë?
Shumë burime pranë tregojnë se pas martesës, Ben është shndërruar në ‘kukullën’ e këngëtares.
“Të gjithë, duke përfshirë Ben, e dinin se çfarë do të nënkuptonte martesa me Jennifer-in, por është e vështirë të besohet se ai është 100% i lumtur kur është kaq dukshëm i humbur. Është pothuajse sikur ai është kthyer në kukullën e J.Lo-s, ashtu si të gjithë djemtë e tjerë para tij, dhe ka një ndjenjë të fortë se ai e ka pranuar se kjo është rruga e tij, të paktën tani për tani. Miqtë si Matt Damon dhe vëllai i tij Casey shpresojnë që ai të dalë prej kësaj gjendjeje. I gjori duket sikur do të shpërthejë në lot në çdo moment.”- the burimi, duke treguar gjendjen e aktorit.
/News31