GOSS-BIZ 10 Gusht 2022, 12:48

Fansat menduan mos ishte shtatzënë, Rudina Dembacaj tregon ç'po ndodh vërtet me të

Fansat menduan mos ishte shtatzënë, Rudina Dembacaj tregon

Ndërkohë që një pjesë e mirë e njerëzve po shijojnë pushimet, ashtu siç ka edhe nga ata që i janë rikthyer punës, Rudina Dembacaj është "e dënuar" të qëndrojë shtrirë.

Aktorja e njohur e humorit është vazhdimisht aktive në rrjete sociale dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë në një postim në Instastory, që si duket është keqkuptuar nga disa prej tyre pasi mMnjëherë një ndjekëse i ka shkruar aktores duke e pyetur nëse bëhet fjalë për një “rrezik shtatzënie.”

Fansat menduan mos ishte shtatzënë, Rudina Dembacaj tregon

Rudina e ka sqaruar se ka tjetër problem: “Jo nuk kam rrezik shtatzënie! Kam muskulin piriformis që prek nervin shiatik dhe nuk ec dot”.