Eventi “Miss Universe 2024”! Françeska Rustem shkëlqen në skenën e kompeticionit të bukurisë
Konkursi i 73-të i bukurisë Miss Universe 2024 u mbajt në Mexico City, ku më shumë se 120 vajza nga e gjithë bota sfiluan për çmimin e parë.
Vendi ynë u përfaqësua nga bukuroshja 19-vjeçare Françeska Rustem. Shqipëria pati një përfaqësim mjaft dinjitoz nga modelia Françeska Rustem, e cila shkëlqeu ne skenën e Miss Universe.
Françeska e cila mban titullin e Miss Universe Albania është një modele e suksesshme prej shume vitesh. Ajo punon për firma të njohura brenda dhe jashtë vendit. Pak para nisjes se garës, Françeska bëri një postim në rrjetin e saj social në Instagram, ku falënderoi të gjithë ata që i besuan të përfaqësonte Shqipërinë. Edhe pse nuk arriti të merrte kurorën e "Miss Universe", Françeska përfaqësoi në mënyrë dinjitoze Shqipërinë duke u zgjedhur shpesh në sondazhe në "Top 5" vajzat me të bukura në konkurim.
View this post on Instagram