
Produkti

"Erdha pas teje dhe harrova veten time"- Keisi dhe Kristi i japin fund "lidhjes" në shtëpinë e 'BBVIP"

Marrëdhënia mes Keisit dhe Kristit në shtëpinë e "Big Brother VIP" ka qenë në krizë prej ditësh e ndërsa si banorët, ashtu edhe publiku janë përpjekur të gjejnë arsyet e distancimit dhe "ftohjes" mes tyre, mbrëmjen e djeshme ka ardhur edhe sqarimi përfundimtar me tyre, duke vënë "pikët mbi i" në lidhje me atë që shumë e quanin si "lidhje".
Kështu, Keisi i ka komunikuar Kristit se ka dëshirë që njohjen e tyre dhe pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin ta vazhdojnë jashtë, duke shpjeguar edhe arsyet përse brenda duhet ta shkëpusin afrimitetin e tyre. Por si ka reaguar Kristi? Kjo ishte biseda mes tyre:
"Keisi: E gjithë gjëja, njohja jonë nuk të duket e çuditshme? Dua ta di se çfarë ndjen ti.
Kristi: Kemi kaluar shumë kohë mirë bashkë, kemi shumë komunikim të mirë.
Keisi: Mendon se ka rëndësi vetëm pëlqimi, duhet të ketë diçka më shumë por unë nuk e shoh atë pëlqimin e madh. Nëse të them unë se më mirë të vazhdojmë si miq e të vazhdojmë jashtë, si do e merrje, do mërziteshe?
Kristi: Do mërzitesha, po ti duhet të mbrosh mbi të gjitha veten.
Keisi: E di pse po e bëj këtë? Kam menduar shumë mirë, kam qarë por tani jam në fazën që mendoj tamam. Erdha këtu dhe gjeta një person që pata një kimi dhe një pëlqim, ai pëlqimi në fillim ishte shumë i bukur, por mbeti aty. Ditët në vazhdim, njerëzit që e impononin, për një lidhje, ndërkohë që nuk kishte një lidhje, kjo gjëja i bëri të gjitha gjërat e tjera, erdhi edhe babi. Mua më trembi shumë, është gjë e madhe për jetën time, jam vetëm 22 vjeç, nuk e di si e kam mbajtur dhe shpërtheva. Nga imponimi i njerëzve, u tremba nga kjo gjëja që thonin kjo gruaja, vjehrri, dhëndri. U bë e tepërt kur thonin që Keisi vetëm gatuan, unë këtu kam ardhur të tregoj se këndoj, unë këtu kam harruar të këndoj, unë bëra shumë për ty, erdha pas teje e harrova veten time."
View this post on Instagram