GOSS-BIZ 21 Maj 2024, 13:37

Eminem marton vajzën, dalin fotot nga vallëzimi emocionues me të

Eminem marton vajzën, dalin fotot nga vallëzimi emocionues me të

Hailie Jade, vajza e reperit Eminem dhe ish-gruas së tij Kim Scott, u martua me të fejuarin e saj Evan McClintock gjatë fundjavës në një ceremoni të mbajtur në Greencrest Manor në Battle Creek, Michigan.

Çifti, i cili u takua për herë të parë në Universitetin Shtetëror të Miçiganit në vitin 2016, shkëmbyen betimet para familjes dhe miqve të ngushtë.

Dasma u mbajt në një ambienti modest dhe elegant dhe mund të themi se qershia mbi tortë ishte vallëzimi babë e bijë.

Reperi 51-vjeçar ndau një moment emocionues me vajzën e tij 28-vjeçare, duke e rrotulluar rreth pistës së kërcimit ndërsa të ftuarit, të veshur me veshje klasike të zeza, e shikonin.

Hailie Jade dukej rrezatuese me një fustan të bardhë në stilin sirene me një dekolte të hapur dhe një bisht të gjatë prej tyli, ndërsa bashkëshorti i saj, Evan, 27 vjeç, dukej elegant me një kostum tradicional.

Pas ceremonisë, të sapomartuarit u nisën me një Cadillac, duke shënuar fillimin e jetës së tyre së bashku.

Hailie e ndau gëzimin e saj në Instagram, duke postuar një sërë fotosh nga festa.