GOSS-BIZ 15 Shtator 2023, 16:36

Emër "surprizë", zbulohet konkurentja e radhës e "Dancing With the Stars"!

Emër "surprizë", zbulohet konkurentja e radhës e

Të shumtë kanë qenë emrat e personazheve të aluduara këtë periudhë nga mediat dhe njerëzit në rrjetet sociale, në lidhje me personazhet që do konkurojnë në sezonin e dytë në Top Channel të "Dancing With the Stars". Ndërkohë, prej pak ditësh, faqja zyrtare e programit në Instagram, ka nisur të zbulojë konkurentët, teksa ata që janë zbuluar deri më tani kanë qenë në fakt emra të përfolur në rrjet. 

Megjithatë, nuk mund të themi të njejtën gjë për konkurenten e radhës, të prezantuar sot, teksa bëhet fjalë për një emër "surprizë" dhe po flasim pikërisht për Atalanta Kërcykun. Postimi i "DWTS" bën me dije se ish-Missi dhe moderatorja do të ngjitet në skenën e kërcimit, së bashku me balerinin që sezonin e parë arriti të marrë kupën në shtëpi, Luixhinon. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)

Shpresojmë që për Atalantan, fakti që do jetë krah Luixhinos do jetë "ogur" i mirë dhe i urojmë suksese në këtë aventurë të bukur, por sigurisht të vështirë. /News31