GOSS-BIZ 31 Korrik 2022, 10:29

Einxhel reagon sërish pas lajmeve të shtatzënisë: "Pastroni shpirtin sepse jeni të halmatisur deri në palcë"

Einxhel reagon sërish pas lajmeve të shtatzënisë:

Një nga lajmet që u përhap me shpejtësi ditën e djeshme ishte ai për një shtatzëni të mundshme të Einxhel Shkiras. Burime për "Prive" konfirmuan se ish-banorja e Big Brother dhe partneri i saj, Dj Dagz, janë në pritje të një fëmijë. 

Po aq e shpejtë ishte edhe Einxhel me reagimin e saj, ku më shumë se një herë postoi në Instagram, jo vetëm një deklaratë që i kërkonte njerëzve të "mos flisnin me bindje për mitrën e saj", por edhe disa video nga filma të njohur shqiptarë që kishin të njejtin mesazh. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Ndërkohë në mbrëmje Einxhel ka shkruar sërish në InstaStory, për thashethemet që qarkulluan gjatë gjithë ditës, por edhe për ata që kanë komentuar në profilin e saj në Instagram, sipas moderatres "plot vrer dhe helm"

“Kjo është hera fundit që do flas për Ju! Jo se jeni të rëndsishëm për mua jo,se oksigjen s’më jepni ju, as mbi shpin s’më mbani as buke s’më jepni…Jeni thjesht njerëz vërdall. Njerëz që i këshilloj të bëjnë diçka me jetën e tyre,të merren me një hobi tjetër vec vjelljes vrer ne IG ndaj njerzve që sju lidh asgjë, përveç një butoni që e bëni ‘follow/unfollow. Për të mirën tuaj pastroni shpirtin nga kjo energji kaq negative dhe toksike sepse jeni të helmatisur deri në palc”.

Einxhel reagon sërish pas lajmeve të shtatzënisë:

Po ashtu, Einxhel sqaron edhe arsyen përse shkruan dhe reagon nga gjithckaje që thuhet rreth saj, duke bërë me dije se e bën pasi nuk mund të lejojë padrejtësi të tilla të bien me të dhe nuk mund të qëndrojë indiferente kur kalohet caku.

“Dhe për ata që më thonë pse merresh: Sepse kjo jam unë. Sepse unë s’pranoj dot në heshtje t’më kalojnë si maune padrejtsie sipër vetes e mos lëshoj zë, sepse unë flas kur më shqetëson diçka, sepse unë refuzoj të mbaj gojën që mos dukem keq te ju, refuzoj të fsheh zemerimin tim dhe pranoj të tregoj kush jam sepse unë se bëj për t’ju impresionuar juve! Jetoj për qëllime më të larta se aq dhe uroj që veç më lart t’ju shoh të gjithëve. Por mos më kërkoni të jem indiferente kur më bëhen padrejtsi apo kalohet çdo lloj caku sepse nuk e zgjodha këtë lloj jete që të hesht, e aq më pak për t’ju pëlqyer juve”

Einxhel reagon sërish pas lajmeve të shtatzënisë:

/News31