GOSS-BIZ 17 Shtator 2023, 19:23

Egli Tako flet për ndarjen nga Olsi Bylyku: “Njerëzit nuk mbahen me zor”

Egli Tako flet për ndarjen nga Olsi Bylyku: “Njerëzit nuk mbahen

Egli Tako ka qenë ditën e sotme e ftuar në "E diell" në rubrikën "Mos i bjer me Top" me Ronaldo Sharkën dhe Erjona Doçin ku ka folur rreth shumë të pathënave.

Ajo ka qenë një nga personazhet më të komentuara të verës pas ndarjes nga Olsi Bylyku dhe ka pasur shumë për të rrëfyer.

Para pak javëve Egli u fotografua në pishina në shoqërinë e një djali, gjë që u interpretua menjëherë si lidhje e re. Asokohe ajo reagoi duke u shprehur ashpër ndaj mediave dhe duke mohuar zërat.

"Bënë faktike diçka që nuk ishte faktike"- tha ajo sot, duke vazhduar:

"Ky djali është një njeri shumë i afërt i imi, një shok shumë i mirë. I përkasim të dy botës së fitnessit. E kam pasur shumë afër vetes dhe jam ndjerë shumë mirë duke folur me të." 

Egli tha se nuk e di çfarë mund të ndodhë në të ardhmen por aktualisht është vetëm dhe e lumtur.

Më tej, ajo u pyet për ndarjen e bujshme nga aktori.

"Ka qenë një periudhë ndryshe. Kam njohur veten time. Jam falenderuese që ndodhi si moment sepse nuk do e kisha njohur këtë anë timen nëse nuk do kisha qenë vetëm. Ka pasur momente të caktuara që ndihet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar edhe e gjatë. Ka momente që ndjen edhe mall bashkë me atë lëmshin e ndjesive të tjera. Por, jam ok, jam shumë mirë. Jam shumë mirënjohëse. Ai është arsyeja pse sot jam e ftuar këtu. Jam mirënjohëse për çdo fragment të bukur dhe sakrificë që ka bërë në marrëdhënien tonë për aq sa zgjati. Njerëzit dhe gjërat nuk mbahen me zor."-tha ajo.