Efi flet për herë të parë për raportin me çftin Kiara-Luiz pas daljes nga BBVA
Miqësia dhe aleanca mes Efit, Luizit & Kiarës u bë një ndër më trë komentuarat në Big Brother Vip Albania. Ata premtuan se do të ruanin miqësinë e tyre edhe jashtë lojës, por gjërat morën një rrjedhë tjetër ende pa mbaruar loja. Madje sot, ish-miqtë, as nuk ndiqen me njëri tjetrin në rrjetet sociale.
E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Efi u pyet për raportin me Luizin. Ajo u përgjigj për herë të parë duke treguar se jashtë nuk ka patur asnjë lloj komunikimi dhe raporti me të, ndërsa shprehet se nuk i kanë pëlqyer komentet e tij, prandaj e ka hequr nga Instagrami.
“U lodha shumë nga gjërat që përfliteshin. Pashë disa reagime të pakëndshme nga pala tjetër. Dhe mua kur nuk më respektojnë, nuk i respektoj. Nuk dua të flas më për këtë pjesë se njerëzit do mendojnë se dua që të marr vëmendje, por nuk është e vërtetë. Nuk dua të flas më për Bigun se i kemi konsumuar të gjitha, dua të flas për gjëra të reja”, tha Efi.
Sa i takon raportit me Kiarën, Efi u shpreh se as me të nuk ka miqësi dhe se nuk flasin me njëra-tjetrën.
“Me Kiarën nuk kam asnjë marrëdhënie dhe nuk kam asnjë lloj inati. I uroj shumë suksese, më bëhet qejfi për çdo gjë që ajo po arrin”, përfundoi ish-finalistja.