GOSS-BIZ 28 Qershor 2022, 11:10

“E zgjodha unë atë” Elgit Doda flet për historinë e dashurisë me Klea Hutën

“E zgjodha unë atë” Elgit Doda flet për

Elgit Doda ka qënë i ftuar ditën e djeshme në emsionin në “Kurthin e Piter Pan” ku sigurisht nuk mund ti shpëtonte dot pyetjeve provokuese të fëmijëve ku me çiltersinë dhe pafajsinë që i karakterizon i drejtohen të ftuarve me pyetjet nga më të ndryshmet.

 


Një ndër këto pyetje që e bëri këngëtarin të qeshë ishin Cne Klea me ty? Dhe si të zgjodhi Klea ty? Për këto pyetje Elgiti kishte përgjigjen e duhur duke u shprehur se të ishte për atë nuk do ta zgjidhte por e zgjodha unë tha ai.

 

Po ashtu më tej ai tha se i takon meshkujve të zgjedhin, është më xhentile të zgjedhim ne femrat dhe t’ja mbushim mendjen që jemi të mirë ka thënë ai.

 

Klea Huta dhe Elgit Doda janë sëbashku prej shumë vitesh dhe janë prindër të një djali të quajtur Krid. Çifti u vu në vëmendje kohët e fundit pasi këngëtari vendosi ti propozojë për martesë Kleas pikërisht në ditëlindjen e djalit të tyre një moment ky tepër emocionues për të dy.