GOSS-BIZ 12 Janar 2022, 12:03

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare DJ-i i famshëm nga Kosova

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare DJ-i i

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta në moshë të hershme DJ Erin Go Dance.
Artisti, emri i vërtetë i të cilit ishte Erdin Godanci, ndërroi jetë papritmas në moshën 27-vjeçare. Godanci ka qenë emër i njohur veçanërisht në kryeqytet ku ka performuar në lokalet më të njohura.

I ndjeri që në adoleshencë kishte shfaqur pasionin e tij për muzikën e veçanërisht për atë të zhanrit rock dhe metal.

Ai ka luajtur në instrumente të ndryshme muzikore, duke filluar si kitarist, për të vazhduar më vonë edhe me bateri, ku së bashku me shokët e tij, krijuan edhe grupin muzikor të këtij zhanri, në Prishtinë.

/News31