GOSS-BIZ 4 Gusht 2022, 17:13

E pëlqeu pa e ditur fare se kush ishte, Armina Mevlani tregon si është Shkëlzeni si partner

E pëlqeu pa e ditur fare se kush ishte, Armina Mevlani tregon si

Historia e tyre e dashurisë vazhdon të jetë një nga më të komentuarat në shtypin rozë, dhe pavarësisht pas viteve së bashku, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha dinë si t’i bëjnë ''të gjithë'' të flasin për ta.

Blogerja e njohur është me pushime dhe ka shfrytëzuar kohën e lirë për të bërë një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, ku tema kryesore ishte "Love and dating". Pasi ka zbuluar se bëjnë 9 vite bashkë, Armina treguar se çfarë e ka tërhequr më shumë te Zeni.

“Që në momentin e parë që e kam parë jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte… Më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra… ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantike, ëndërrimtarë, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, ka shkruar Armina.

E pëlqeu pa e ditur fare se kush ishte, Armina Mevlani tregon si