GOSS-BIZ 3 Gusht 2022, 21:45

E kritikuan për photoshop-in, revoltohet Arjola Demiri: "Mjaft komentuat sikur kam zbukuruar ndonjë zombie"

E kritikuan për photoshop-in, revoltohet Arjola Demiri: "Mjaft

Arjola Demiri së fundmi ështëduke shijuar pushimet, mëse të merituara duhet thënë, pas eksperiencës sfilitëse në "Big Brother" dhe sezonit të gjatë në Portokalli. Megjithatë, edhe pse po përpiqet të pushojë, ajo është vënë sërish në qendër të vëmendjes, kësaj radhe për komentet që ka marrë në postimet e fundit në Instagram. 

Kështu, Arjola ka ndarë disa momente buzë pishinës, tërësisht "e puthur nga dielli", por ndjekësit e saj nuk i kanë kursyer akuzat për përdorimin e efekteve apo photoshop-it, me kritikat që thonë se nuk është aspak ashtu si duket në të vërtetë. 

E kritikuan për photoshop-in, revoltohet Arjola Demiri: "Mjaft

Kaq u desh, që aktorja të reagonte, kësaj radhe me një postim në InstaStory, ku ndër të tjera shkruan se nuk ka nevojë për filtra e asgjë tjetër, se fundja ka sjellë në jetë 3 fëmijë dhe do të ketë edhe imperfeksione si strijat apo celuliti. Ajo i kërkon ndjekësve të ndalojë me këto komente, se janë përdorur thjesht efekte mbi ngjyrat e fotos dhe nuk ka zbukuruar ndonjë "zombie". Bashkangjitur me shkrimin Arjola ka ndarë edhe një foto krejt natyrale të vetes. 

Postimi i plotë:

“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për t’u fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë inperfeksionin tim perfekt, mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk mi kanë dhuruar i kam lindur, unë do kem strija, celulit dhe kjo as ma heq as ma shton bukurinë. Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte. Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si me qenë profesionistë të editimit të fotove… filloni punoni diku më mirë”

E kritikuan për photoshop-in, revoltohet Arjola Demiri: "Mjaft

/News31