E dalloi në turmë gjatë koncertit, Ledri i drejtohet fanses 13-vjeçare: "Nëse të ngacmon ndonjë djalë..."

Ledri Vula është një prej artistëve më të kërkuar në Shqipëri, sa i përket koncerteve dhe eventeve, e në fakt jo po shkak, pasi di vërtetë si të japë një performancë për t'u mbajtur mend. Përvecse performom, reperi edhe komunikon shpesh me fansat që kanë ardhur ta dëgjojnë, ose bashkëvepron apo shkëmben batuta, gjë të cilën njerëzit sigurisht e pëlqejnë.
Kështu ka ndodhur edhe në një prej koncerteve të fundit të Ledrit, teksa artisti ka vënë re një vajzë të vogël në moshë mes turmës. Ai është afruar drejt fanses, duke e pyetur për emrin dhe moshën.
Vajza i tregon që e quajnë Erta dhe që është 13 vjeç, ndërsa reperi me shaka i drejtohet me një fjali të këngës së tij:
“Erta nëse ndonjë djalë të nguc veç i thu përveç zemrës krejt t’i fali”
Sigurisht që e ka fjalën për pasi të rritet, sepse këtë batutë ai përpiqet ta bëjë shpesh me fanset e tij gjatë mbrëmjeve kur performon, për të prezantuar pikërisht këngën që do të vijë e radhës.
Nga ana tjetër, Ledri performoi mbrëmë në “Sunny Hill Festival” së bashku me kolegë dhe artistë të tjerë, në një mbrëmje ku po ashtu edhe Dua Lipa u ngjit në skenën e Prishtinës, teksa festivali i njohur këtë vit do të vijë edhe në Tiranë.
/News31