GOSS-BIZ 4 Gusht 2022, 16:32

Dy vite pas humbjes së fëmijës, Chrissy Teigen dhe John Legend sërish prindër!

Dy vite pas humbjes së fëmijës, Chrissy Teigen dhe John Legend

Familja e Chrissy Teigen dhe John Legend do të bëhet më e madhe sërish. Ata janë në pritje të një fëmijë tjetër dhe lajmin e bukur a njoftoi vetë modelja ditën e djeshme. Ajo ndau disa foto në Instagram-in e saj, ku dukej barku i rrëmbullakosur dhe fakti që është duke marrë trajtim me IVF, ndërsa bashkangjitur me to ajo shkruan:

“Vitet e fundit kanë qëne një përzierje emocionesh, më e pakta, por gëzimi ka mbushur sërish shtëpinë dhe zemrat tona. Pas 1 miliardë shiringave (në këmbë siç mund ta shihni), kemi një tjetër beb që do të na vijë.

Pas çdo takimi i thoja vetes, nëse është i shëndetshëm sot do e bëj publike, por pastaj lehtësohesha kur i dëgjoja rrahjet e zemrës dhe shihja që isha ende nervoze. Besoj se nuk do ta dalë kurrë nga një takim me doktoreshën me më shumë gëzim se nervozizëm, por deri tani çdo gjë është perfekte dhe shumë e bukur dhe kam shumë shpresë. Ka qenë shumë e vështirë që ta mbaja për vete për kaq gjatë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

Lajmi për shtatzëninë e radhës, vjen 2 vite pasi Chrissy dhe John, prindër të Lunës, 6 vjeç dhe Miles, 4 vjeç, njoftuan se kishin humbur fëmijën e tyre, Jack. Në dhjetor të 2020-ës, modelja u shpreh se do të kishte dëshirë të kishte më shumë fëmijë dhe ishte e trishtuar që nuk do të mund të mbetej më shtatzënë. Megjithatë në muajin shkurt të 2022, ajo bëri me dije se kishte nisur sërish trajtimet me IVF (fertilitet in vitro), për të krijuar embrionë sa më të fortë e të shëndetshëm.

E tani mund të shohim rezultatin dhe padyshim jemi të lumtur për pritjen e ëmbël të Chrissy, pas humbjes së madhe që ajo dhe artisti John Legend kaluan.

/News31