GOSS-BIZ 26 Nëntor 2022, 10:27

"DWTS" pa eleminime, por tashmë konkurentët kanë një sfidë të vështirë!

"DWTS" pa eleminime, por tashmë konkurentët kanë

Nata e djeshme e “Dancing with the stars”  ishte e gjitha një dedikim për vallet më të bukura të trevave shqiptare, duke qenë se jemi edhe në prag të festës së Pavarësisë. Konkurentët performuan në skenë valle nga cepi jugor i Shqipërisë deri në veri, për t'i dhuruar publikut një natë vërtetë speciale, ndërsa kastit për herë të parë ju bashkua edhe një e ftuar e vecantë. Bëhet fjalë për "Nderin e Kombit", Lili Cingu, e cila së bashku me të ndjerin Rexhep Çeliku kanë qenë dy nga valltarët më të njohur shqiptarë përgjatë viteve, teksa të gjithë patën kënaqësinë të shijonin edhe njëherë elegancën e saj në skenë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)

Ndërkohë sa i përket eleminieve, kjo puntatë nuk pati një të tillë, ndërsa renditja e personazheve, që gjithsesi mbetet e rëndësishme ishte kështu, në bazë të pikëve të jurisë:

1. Elhaida Dani
1. Ardit Çuni
1. Salsano Rapi
4. Isli Islami
5. Sara Hoxha
6. Megi Pojani
6. Julka Gramo
8. Arbër Çepani

Ndërkohë votimi i publikut dha këtë rezultat:

1. Sara Hoxha
2. Salsano Rapi
3. Elhaida Dani
4. Megi Pojani
5. Ardit Çuni
6. Isli Islami
7. Julka Gramo
8. Arbër Çepani

Megjithatë, cka e bëri akoma më interesante këtë episod të "DWTS" ishte fakti se për herë të parë, konkurentët ndërruan partnerët e tyre të kërcimit dhe javën e ardhshme do të performojnë me partnerë të tjerë profesionistë. Gjë e cila padyshim do të jetë një sfidë e vështirë për ta, duke qenë se dyshet e krijuara kanë ndërtuar deri më tani marrëdhënie jo vetëm profesionale por edhe shoqërore. 

Meqë ra fjala, mbrëmja pati edhe "drama" si ajo mes Ardit Cunit dhe Salsanos (ose partners së tij Lorit më mirë):

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)

/News31