GOSS-BIZ 1 Gusht 2022, 16:15

Duhet t’i paguajë Johnny Depp më shumë se 8 milionë dollarë, Amber Heard shet shtëpinë

Duhet t’i paguajë Johnny Depp më shumë se 8 milionë

Në fakt, që të jemi shumë të sinqertë, nuk e dimë nëse Heard e ka shitur shtëpinë se nuk po i bën dot lekët që ka për t’i paguar ish-bashkëshortit, por ajo që dimë është se nga lëvizja e fundit, aktorja ka dalë shumë e fituar. Kështu, Amber po largohet nga shkretëtira, pasi shtëpia e saj ndodhej në Kaliforninë e Jugut, ndërsa nga TMZ raportohet se e ka shitur pronën për më shumë se 1 milionë dollarë.

Themi që ka përfituar nga kjo shitje sepse në fakt Heard e ka blerë këtë shtëpi në 2019-ën, përmes një fondi anonim, për më shumë se 500 mijë dollarë. Pra, ka dalë me një fitim prej gati 480 mijë dollarë, që sigurisht nuk janë pak lekë. Ndryshimi në çmim ka ndodhur sepse shtëpia është blerë shumë pak kohë para se të niste pandemia, ndërsa tani çmimet e pronave në SHBA janë rritur të gjitha, ndonjëherë më shumë se ç’duhet.

Megjithatë, aktorja ndoshta nuk i “gëzon” për shumë gjatë paratë, sepse ka 8.3 milionë dollarë dëmshpërblim për të paguar ndaj Johnny Depp, edhe pse zyrtarisht vendimi gjykatës do të apelohet nga ekipi i saj ligjor, kështu që derisa kjo të ndodhë, nuk ka pse paguan.

Po ashtu, avokatët e saj, që në momentin kur u shpall vendimi gjykatës, thanë se Heard nuk mund ta paguante një shifër kaq të madhe, ndërsa disa ditë më parë mësohet se ajo ka shpallur edhe falimentimin. Por, ende nuk dihet mirë gjendja e saj financiare këto kohë dhe nëse falimenti ka qenë vërtetë pasi nuk ja dilte dot me pagesat, apo ndonjë lëvizje ekonomike e radhës.

Sido që të jetë, paratë që ka fituar nga shtëpia mund t’i përdorë për këtë qëllim, ose për të hapur një gjyq të ri nga e para, se na mori malli t’i shohim në seancë gjyqësore sërish.

/News31