GOSS-BIZ 15 Prill 2024, 18:20

Drejtuesi i "Sanremo"-s dhe "Affari Tuoi" largohet nga "Rai", pse zgjodhi Amadeus "divorcin"?

Drejtuesi i "Sanremo"-s dhe "Affari Tuoi" largohet nga

Tashmë është zyrtare, drejtori artistik i 5 viteve të Sanremo-s, producenti dhe moderatori i "Affari Tuoi", Amadeus, do të largohet nga Rai. Një takim mes tij dhe drejtorit të përgjithshëm të televizionit, Giampaolo Rossi, sanksionoi "divorcin" përundimtar, një vendim në fakt që ka kohë që aludohej në mediat. Arsyeja mendohet se është vetë dëshira e Amadeus për t'u përfshirë në sfida të reja profesionale, teksa thuhet se së shpejti ai do të jetë pjesë e grupit të tretë mediatik në Itali, pas "Rai" dhe "Mediaset", "Warner Bros Discovery". 

Zgjedhja e Amadeus për t'u larguar ishte një zgjedhje që Rossi e kishte marrë parasysh mesa duket, pavarësisht përpjekjeve të bëra nga Rai në javët e fundit për të mbajtur moderatorin ikonik të "Affari Tuoi" dhe "Sanremo"-s, teksa zëvendësuesit e tij janë vendosur. Kështu, Carlo Conti do të prodhojë nga sezoni i ardhshëm e në vazhdim festivalin legjendar, ndërsa për "Affari Tuoi" zgjedhja është Stefano De Martino, i konsideruar si një nga të rinjtë më të talentuar në ekipin e "Rai"-t. 

Paraqitja e fundit e Amadeus mendohet se do të jetë më 10 maj, me Fiorello-n, Jovanotti-n, Biggio-n dhe Casciarini-n në "VivaRai2" dhe më pas do të jetë lamtumirë. Në fakt, siç e përnendëm, Rai është përpjekur me çdo mënyrë që ta mbante Amadeus në bord, me një propozim 4-vjeçar të ri, po ai nuk ka pranuar. Amadeus e le "Sanremo"-n si një minerë të vërtetë ari për televizionin, teksa vetëm në edicionin e fundit arriti të gjeneroi 60.182 milionë euro. Dhe sa i përket vlerësimeve, thjesht shikoni mbrëmjen e djeshme, të dielën 14 prill 2024, në të cilën Rai 1 ka në transmetim pikërisht, "Affari Tuoi", program që ka gjithnjë gati 5 milionë e gjysmë telespektatorë. 

Njoftimi për shtyp i RAI-t për "ndarjen" ishte si më poshtë: 

“Me keqardhje, Rai ka pranuar vendimin e Amadeus për të ndërprerë marrëdhënien e bashkëpunimit, por ndjenja e fortë e mirënjohjes mbetet për rrugën e përbashkët, të mbushur me suksese dhe momente të mëdha, të cilat, si Festivali i Sanremos, kanë hyrë në historinë e Rait dhe të vendit. Duke i uruar punë të mbarë Amadeus, mbetemi të sigurtë se i kemi bërë atij, pikërisht për vlerësimin dhe konsideratën për shkak të profesionalizmit, të gjitha propozimet e mundshme në aspektin ekonomik dhe editorial në garanci të plotë të lirisë maksimale artistike".

Përshëndetja e Amadeus ndërkohë ishte në rrjetet sociale:

“Të punosh në Rai për shumë vite – ka shkruar prezantuesi në profilin e tij në Instagram – ka qenë një burim krenarie, përgjegjësie dhe kënaqësie të pamasë për mua. Falënderimet e mia të përzemërta shkojnë për shërbimin publik. Faleminderit të gjithë menaxherëve që kam takuar ndër vite, të cilët kanë besuar tek unë, duke më garantuar autonomi dhe qetësi. Nuk ishte një zgjedhje e lehtë për mua edhe duke marrë parasysh përpjekjet e rëndësishme që bëri Rai për të më mbajtur dhe pa bërë ndonjëherë ndonjë kërkesë për të favorizuar anëtarët e familjes ose për të përjashtuar bashkëpunëtorët e mi të mëparshëm, pavarësisht nga ato që qarkulluan në shtyp. ditët e fundit. Nuk është stili im”.

/News31