GOSS-BIZ 25 Nëntor 2022, 22:00

Donaldi ka një pyetje shumë të rëndësishme për Borën dhe të gjithë duam të dimë përgjigjen!

Donaldi ka një pyetje shumë të rëndësishme për

Padyshim që Bora Zemani dhe Donald Veshaj formojnë një prej cifteve që është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe publikut, që pas rrjedhës që mori historia e tyre e dashurisë gjatë dhe pas "BBV", ndërsa kohët e fundit janë duke e jetuar romancën e tyre më hapur se asnjëherë më parë. Por le të qëndrojmë për një moment tek "Big Brother", sepse me siguri e kujtoni që pas takimit të tyre të famshëm brenda shtëpisë, aktori i bëri edhe një "dhuratë" partneres, duke i hedhur përtej murit të "izolimit" një kuti biskotash me varësen e tij brenda, me rastin e 3-vjetorit të lidhjes. 

Në atë kohë Bora postoi në Instagram që e kishte marrë dhuratën, megjithatë tani duket se moderatorja nuk e ka më, ose të paktën nuk e mban më të vënë dhe pyetja e Donaldit është pikërisht për këtë. Nisur nga një foto që Zemani ka postuar në Instagram-in e saj, foto që e ka bërë kohë më parë dhe që varësen e partnerit e mban veshur, Veshaj është kujtuar për të duke e pyetur publikisht se "Ku është kjo?"

Donaldi ka një pyetje shumë të rëndësishme për

Në fakt përgjigjen e pyetjes duam ta dimë të gjithë sepse opsionet janë të shumra. Ndoshta e mban në shtëpi larg syrit të të gjithëve, ndoshta e ruan për të kujtuar gjestin romatin të Donaldit, ndoshta e ka humbur ose ndoshta hedhur pas historisë së tij me Beatrix Ramosajn. Sido që të jetë, presim të dimë ku është varësja, edhe pse aktori fare mirë mund ta kishte pyetur edhe në WhatsApp pa na bëtë kaq kuriozë. 

/News31