GOSS-BIZ 14 Janar 2022, 22:30

Donaldi dhe Beatrix sqarojnë çfarë po ndodh mes tyre pasi thanë se mbase duhet të rrinë vetëm!

Donaldi dhe Beatrix sqarojnë çfarë po ndodh mes tyre pasi

Beatrix dhe Donaldi kohët e fundit kanë kaluar një periudhë të vështirë. Disa ditë më parë, ata patën një debat të ashpër, ku mes të tjerash Donaldi i tha Beatrix se mbase është më mirë që të jenë vetëm në "Big Brother" dhe të shohin raportin e tyre jashtë.

Sot gjatë soektaklin situata mes tyre u diskutua sërish. Donaldi tha se gjërat mes tyre i kanë diskutuar dhe se kjo situatë është thjeshtë kalimtare. Aktori u shpreh se është i interesuar që raportin ta çojë para jo pas.


"Unë e sqarova me Trixës për hatërmbetjen. Siç do ajo vëmendje, edhe unë kam gjërat e mia. I jap të drejtë për shumë gjëra por jo për të tjera. Në një marrëdhënie ka edhe gjëra të bukura edhe debate. Nuk është e thjesht të jetosh këtu. Më ka bezdisur edhe fakti se thonë që e kam mendjen te loja. Në këtë shpi nuk po ndodh asgjë.

Ndryshe nga Trixa unë nuk i flas gjërat dhe kur ndihem keq por i mbaj për vete. Këto momente mund t'ju duken të çuditshme por ne kemi folur. Dhe ka të drejtë në disa momente por nuk dua të ndihet keq prej meje.  E kemi sqaruar si një çift shumë i lumtur dhe janë gjëra kalimtare. Unë jam i gatshëm që këtë gjë ta çoj para jo mbrapa."- tha Donaldi.

Nga ana tjetër, Beatrix tha se tani është më e qetë dhe se thjesht do që marrëdhënia të shkojë rrjedhshëm.

"Jam më e qetë. Ia kam thënë të gjitha. Nuk po kërkoj asgjë më shumë nga ajo që kam pas. Dua të jemi të qetë të dy dhe kjo të shkoj rrjedhshëm."- tha Beatrix.

/News31