GOSS-BIZ 18 Mars 2023, 14:20

Donald Veshaj do të bëhet sërish pjesë e "Big Brother VIP"?

Donald Veshaj do të bëhet sërish pjesë e "Big Brother

Menduam se me hyrjen e Sabianit këtë vit në "Big Brother VIP", për herë të dytë radhazi, i pamë të gjitha, por nuk duhet të nxitohemi sepse mesa duket mund të kemi një tjetër rikthim, një goxha rikthim. Ne ende mendojmë se nuk do të jetë e mundur, por një postim i fundit i Donald Veshajt në Instagram, na ka bërë të dyshojmë se mund ta shohim sërish artistin në reality show-t e famshëm, ndërsa kujtojmë se vitin e shkuar ai ja doli të shkojë deri në finale, por pa arritur të fitojë.

Kështu, në një postim të fundit në Instagram, ka qenë Sara Hoxha, producente e "BBVIP", e cila duke uruar Romeo Veshajn për sezonin e ri të "Më Lër të Flas", ka vënë në pyetje mungesën e Donaldit, duke aluduar se do të futet sërish në shtëpi. Postim i cili ka marrë një përgjigje nga Veshaj: "Ta shohim, prisni edhe pak".

Donald Veshaj do të bëhet sërish pjesë e "Big Brother

Pra, në teori, Donaldi e ka lënë të hapur si mundësi futjen në reality show, edhe pse ndoshta më shumë mundësi ka të futet si pjesë e një surprize, ose si "shpërqëndrim", si në rastin e Ilir Shaqirit disa javë më parë. Ose mund të jetë edhe thjesht "strategji", jo loje, por për të tërhequr vëmendjen për nisjen e programit të vëlliat të tij, që këtë herë duket se do jetë vërtetë vetëm. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

/News31