GOSS-BIZ 26 Maj 2023, 22:56

Don Xhoni dhe Era Istrefi “kapen mat” në aeroport, çfarë po ndodh mes artistëve?

Don Xhoni dhe Era Istrefi “kapen mat” në aeroport,

Ata u komentuan shumë në kohën që bashkëpunuan për hitin "Hala" dhe shumë lajme nga mediat rozë raportuan se mes tyre mund të kishte një histori, megjithatë nga Era Istrefi dhe Don Xhoni nuk pati asnjëherë konfirmim, madje u shprehën se janë thjesht miq.

Megjithatë së fundmi ata janë "kapur mat" nga fansat në aeroport, teksa duken se janë nisur në një udhëtim bashkë. Artistët shihen shumë afër me njëri-tjetrin, madje shihet se Don Xhoni i ka vendosur duart në belin e Erës ndërsa në foton tjetër është Era që e përkëdhel Don Xhonin.

Don Xhoni dhe Era Istrefi “kapen mat” në aeroport,

Don Xhoni dhe Era Istrefi “kapen mat” në aeroport,

Edhe pse mund të duket se ka dicka mes tyre, ose që po udhëtojnë bashkë, në fakt mund të jetë se thjesht janë duke shkuar bashkë në një koncert apo në të njejtin destinacion, si miq të mirë, gjithsesi le t'i mbajmë sytë e hapur. 

Ndërkohë Era aludohet se mund të jetë në një tjetër lidhje, me futbollistin e njohru shqiptar, Amir Rrahmani.

/News31