Djemtë vendosin të largojnë Irisin nga Love Island, Dalina Buzi: “Shqiptarët zgjedhin mëshirën”


Tanimë të gjithë e kemi mësuar formulën dhe e dimë se fati i rrugëtimit të ishullorëve të “Love Island” është në dorën e publikut përmes votave të dashurisë.
Kështu, mbrëmjen e djeshme si më pak të pëlqyerat nga votat e publikut, rezultuan Sofiela dhe Iris. E vendimin për dy vajzat duhet ta merrnin djemtë.
Me votim unanim, ata vendosën të mbajnë në vilë Sofielën. E zhgënjyër, Iris u largua nga vila pa takuar asnjë nga konkurentët.
Në lidhje me këtë vendim, Dalina Buzi u shpreh se në këtë rast, djemtë zgjodhën mëshirën.
“Unë e njoh shumë mirë mentalitetin e këtij populli që mbajnë më mirë mëshirën se sa të shohin një vajzë që është e lirë. Unë te Irisi shoh një vajzë që thotë ‘unë e dua seksin’, por kjo me një djal që e do, jo me të gjithë djemtë e vilës”, përfundoi opinionistja.
Ndërsa Olti Curri u shpreh se sipas tij, Irisin e penalizoi pamja dhe qëndrimi.