GOSS-BIZ 22 Nëntor 2022, 12:31

Djali i Jozefina Topallit shoqëron partneren në Dance Albania, Ermal Mamaqi: “Kjo është arsyeja pse gruaja ime nuk kërcen më”

Djali i Jozefina Topallit shoqëron partneren në Dance Albania, Ermal

Prej më shumë se 1 viti tanimë gazetarja sportive Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, janë duke përjetuar dashurinë e tyre të dashurisë. Aktualisht Cindy është një nga konkurentet në spektaklin e  kërcimit në Tv Klan “Dance Albania”.

Mbrëmjen e djeshme bukuroshja ka pasur në publik personin e saj të zemrës i cili kishte shkuar për të mbështetur nga afër partneren e tij.

E pyetur nga Alekta Vejsiu se çfarë emocioni përjeton kur e di që përballë ka një spektator special, Cindy u shpreh shumë entuziaste.

“Është një emocion patjetër. Ai erdhi për herë të parë në fakt javën e kaluar dhe kisha emocione sepse po e mendoja, isha edhe bashkë me babin. Por kur filloj të kërcej, nuk mendoj gjë tjetër, por gjithsesi me të vërtetë ishte një natë e bukur ai më pa këtu live, ai e di sa shumë punojmë dhe nuk e di, u ndjeva shumë mirë.”

Por duket se Ermal Mamaqi nuk është edhe aq dakord me këtë veprim. Ai u shpreh se nuk është diçka edhe aq e bukur të shohësh parnteren duke kërcyer me një djalë tjetër dhe kjo është një ndër arsyet që Ami nuk kërcen më.

“Në qoftë se do të isha i dashuri i Cindyt, nuk do isha shumë i lumtur me këtë Dionin i zhveshur në këtë formë, duke e parë kështu dhe ndoshta kjo është një nga arsyet pse gruaja ime nuk kërcen më. Ç’është ai trup perfekt që ke Dion?”, përfundoi anëtari i jurisë.