Divorci pas 27 vitesh martesë, Hugh Jackman reagon për herë të parë!

Një nga lajmet gati më shokues të javë së shkaur në showbiz-in ndërkombëtar, ishte divorci pas 27 vitesh martesë i Hugh Jackman dhe Deborra-Lee Jackman. Ata patën një prej lidhjeve martesave dhe marrëdhënieve më të gjata e (në dukje) më të lumtura në Hollywood, prandaj kur lajmi u bë i ditur zyrtarish, i kapi njerëzit në befasi.
Reagimi i tyre i parë ishte nëpërmjet një deklarate të përbashkët, me pak fjalë dhe pa detaje, teksa thuhej:
“Kemi qenë të bekuar që ndamë pothuajse 3 dekada bashkë si burrë e grua në një martesë të mrekullueshme dhe të dashur. Rrugëtimi ynë po ndryshon dhe ne kemi vendosur që të ndahemi për të vijuar rritjen vec nga njëri-tjetrin. Familja jonë ka qenë dhe do të mbetet gjithnjë prioriteti kryesor. Ne po ndërmarrim këtë kapitull të ri me mirënjohje, dashuri dhe mirësi”
Sigurisht, kërkesa e tyre ishte e shoqëruar me një kërkesë për ruajtjen e privatësisë, kërkesë që nuk u dëgjua edhe aq shumë nga TMZ, teksa paparacët e tyre kanë pyetur aktorin gjatë një dalje në publik të tij pikërisht për ndarjen dhe ai me mjaft respekt, tha: “Është një periudhë e vështirë. I vlerësoj mendimet tuaja, faleminderit”. Vetëm Hugh mund të ishte kaq i sjellshëm.
Kujtojmë se dyshja e aktorëve u takuan në vitin 1995 dhe u martuan vetëm një vit më vonë. Arsyeja e ndarjes së tyre është ende e paqartë, dhe mbetet mister, sidomos pasi deri në pranverën e këtij viti, gjërat dukeshin shkëlqyeshëm mes tyre, madje pati edhe urime për përvjetorin e 27-të të martesës.
View this post on Instagram
/News31