GOSS-BIZ 21 Shtator 2023, 18:23

Divorci mes Sophie Turner dhe Joe Jonas merr një "kthesë dramatike", aktorja padit (ish) bashkëshortin për fëmijët!

Divorci mes Sophie Turner dhe Joe Jonas merr një "kthesë

Një nga lajmet që kapi papritur shumë njerëz dhe tërhoqi mjaft vëmendjen në mendiat ndërkombëtare në këtë fillim vjeshte, ishte ndarja e më pas divorci mes Sophie Turnet dhe Joe Jonas, me ciftin që kapën në befasi fansat e tyre, duke konfirmuar zërat që qarkullonin se i kishin dhënë fund gjithckaje mes njëri-tjetrit. Në komunikatën zyrtare, ata u shprehën se ndarja është e përbashkët dhe fokusi i tyre do jenë fëmijët, megjithatë së fundmi divorci duket se ka marrë një "kthesë dramatike", teksa aktorja e "Game of Thrones" ka paditur (ish) bashkëshortin në lidhje me fëmijët e tyre. 

Kështu, Sophie po kërkon që fëmijët e saj të kthehen në Angli, ndërsa në padinë e paraqitur në një gjykatë në Manhattan sot dhe të siguruar nga "PEOPLE", 27-vjeçarja, ka kërkuar që dy fëmijët e saj – Willa, 3 vjeç dhe vajza e identifikuar në dokumentet gjyqësore si D., 14 muajshe (nuk i është zbuluar emri)– të kthehen pranë mamasë së tyre. 

Ankesa kundër Joe Jonas kërkon "kthimin e menjëhershëm të fëmijëve të marrë ose të mbajtur gabimisht", me ekipin ligjor të Turner që pohon se "mbajtja e gabuar" nga këngëtari filloi më 20 shtator, pra dje. Turner pretendon se ajo dhe muzikanti 34-vjecar, ranë dakord ta shpallnin Anglinë "shtëpinë e tyre të përhershme" në bisedat që u zhvilluan gjatë Krishtlindjeve 2022, ndërsa ata përgatiteshin për vitin e ardhshëm (2023). Nisur nga kjo, cifti shiti shtëpinë në Majami ku banonin më parë dhe ishin në proces të blerjes së një shtëpie në një qyetezë angleze në prill, kohë kur Turner filloi xhirimet e mini-serialit "Joan" për të cilin ajo ka punuar këtë verë.

Në këtë situatë, teksa edhe Jonas filloi turneun me "The Jonas Brothers", dokumentet pretendojnë se të dy ranë dakord t'i linin vajzat t'i bashkoheshin babait, sepse ai kishte më shumë orë të ditës të lira për të qëndruar me to se sa Turner në mes të xhirimeve, duke vënë në dukje gjithsesi se aktorja kishte hezituar për këtë "marrëveshje të përkohshme". "

Më pas, Sophie pretendon se prishja e martesës së tyre ndodhi "shumë papritur" pas një debati më 15 gusht, me Jonas që paraqiti kërkesën për divorc më 1 shtator dhe aktorja e "Dark Phoenix"e mësoi ndarjen e tyre zyrtare "nga mediat" ditë më vonë. Çështja e kujdestarisë ishte tema kryesore kur të dy u takuan për të diskutuar hapat e ardhshëm pas ndarjes, dy javë pas njoftimit, teksa Turner përsëriti planin e rënë dakord në 2022, për t'u transferuar në Angli me fëmijët, gjë për të cilën mesa duket Jonas nuk ishte më dakord. 

Sipas dokumenteve në padi, "Babai (Joe) ka në posedim pasaportat e fëmijëve. Ai refuzon t'i kthejë pasaportat nënës dhe refuzon t'i dërgojë fëmijët në shtëpi në Angli me nënën.", ndërsa avokati i këngëtarit i konfirmoi ekipit ligjor të Turner më 19 shtator se ai nuk do t'i kthente pasaportat dhe nuk do të jepte pëlqimin që vajzat e tij të lëviznin. Se c'do të ndodhë me këtë "dramë" në vazhdim, mbetet për t'u parë...

Kujtojmë se Jonas dhe Turner u martuan në vitin 2019 pas gati tre vitesh lidhje. Në kohën e ndarjes së tyre, secili postoi një deklaratë të përbashkët në llogaritë respektive në mediat sociale, në lidhje me përfundimin e martesës 4-vjecare. 

/News31